Ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit.
Kompania jonë është specializuar në prodhimin dhe tregtimin e betonit, si dhe në prodhimin e parafabrikateve prej betoni. Ne gjithashtu ofrojmë prodhimin dhe tregtimin e materialeve të tjera ndërtimore, si inerte dhe produkte të ndërtimit.
Në këtë fushë, ofrojmë shërbime si studim, projektim, vlerësim, konsulenca, monitorim, kërkim, zbulim, shfrytëzim, perpunim dhe tregtim në import dhe eksport të mineraleve metalore dhe ndërtimore.
Kukesi Inerte Shpk ofron shërbime të ndërtimit të veprave publike, ndërtimeve civile, ekonomike dhe industriale, si dhe rikonstruksionit të ndërtesave, veshjeve fasadash, punimeve në thellësi të dheut, sistemimeve, tarracimeve të terrenit, ndërtimeve të kullave dhe vadive, ndërtimeve të rrugëve kategorive V dhe VI, veshjeve të rrugëve me asfalto-beton, ndërtim mbishtrese, ndërtim të veprave të artit të ndryshme, ujesjellesave dhe kanalizimeve.